107 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 13:06
 107 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 107 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 64 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

72 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

4 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

107 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

64 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

72 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 31 prej tyre Covid-19 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 34 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 18 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

– Spitali i Pejës, 13 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)