Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për 1 javë u trajtuan mbi 1 mijë fëmijë

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 14:22
 Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për 1 javë u trajtuan mbi 1 mijë fëmijë

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor.

Sipas raportit javor të kësaj klinike, për 1 javë janë trajtuar 1163 fëmijë. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Amulancat specialistike. Brenda javës për trjatim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.

“Gjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar 3712 raste, përfshirë 2409 vizita në Emergjencën Pediatrike, 1303 vizita në ambulancat specialistike”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të SHSKUK-së.

(Kosova Sot Online)