Gruaja nga Prishtina e bën burrin për spital, Policia thotë se ishte e dehur

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 08:39
 Gruaja nga Prishtina e bën burrin për spital, Policia thotë se ishte e dehur

Një grua në Prishtinë është arrestuar pas mesnatës, meqenëse dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (EN: 139.3-249.5) 04.08.2021 – 00:58. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)