Rreziku i madh që vjen pas zjarreve, ekspertët: Mos dilni nga shtëpia

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 09:16
 Rreziku i madh që vjen pas zjarreve, ekspertët: Mos dilni nga shtëpia

Teksa frontet e zjarrit po përhapen në disa pjesë të Europës jugore, një tjetër shqetësim po aq i frikshëm po diskutohet në tryezat shkencore.

Ajri mbytës, temperatura e larta dhe shtëllungat e tymit nga zjarret e shuma po kthehen në rrezik potencial për shëndetin e njerëzve. Ekspertët paralajmërojnë për grupet e rriskuara, veçanërisht ata që kanë probleme të rënda të frymëmarrjes, që të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin pas pasur një nevojë jetike.

Vala e të nxehtit do të zgjasë edhe dy ditë të tjera, ku temperatura maksimale pritet të regjistrojë vlerën mbi 40 gradë ndërsa erërat do të bëhen edhe më të forta duke u kthyer në shqetësim për përhapjen e vatrave të reja të zjarrit.

“Kokteji atmosferik” i krijuar nga temperaturat e larta dhe tymi që lënë pas zjarret po krijojnë situatë mbytëse në disa zona të ndryshme në Greqi.

“Reja toksike. Mikro-grimcat dhe përbërjet e dëmshme që rriten dhe transportohen nga zjarri sepse zjarri nuk djeg vetëm pyje, por edhe shtëpi, fabrika dhe magazina. 

Prandaj rekomandimi ka të bëjë me njerëzit që kanë probleme me sistemin e tyre të frymëmarrjes të qëndrojnë në shtëpi dhe të vendosin peshqir dhe çarçafë të lagur në hapësira të hapura në mënyrë që të pengojnë që grimcat e mbetura në ajër të deportojnë”, tha profesori Christos Zerefos .

(Kosova Sot Online)