Dy vëllezër nga Peja rrahen mes vete, bëhen për spital

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 10:13
Dy vëllezër nga Peja rrahen mes vete, bëhen për spital

Janë arrestuar dy persona të dyshimtë (vëllezër) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)