Ambasada e SHBA-së bën thirrje për vaksinim ndaj COVID-19: Janë të sigurta dhe efektive

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 10:55
 Ambasada e SHBA-së bën thirrje për vaksinim ndaj COVID-19: Janë të sigurta dhe efektive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës në “Facebook”, thuhet se vaksinimi ndaj koronavirusit, është e vetmja zgjidhje.

Ata u bënë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave meqë kjo kurë sipas tyre është e sigurt dhe efektive.

”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”.

(Kosova Sot Online)