Projekti i "Ballkanit të Hapur" është marri e llojit të vetë

Projekti i
Projekti i

Muhamet Kelmendi

  • 05 August 2021 - 07:33

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë pragmatike. Serbia kërkohet të distancohet nga e kaluara, ta dënon gjenocidin shoveno fashist ndaj shqiptarëve dhe të pranon shtetin e pavarur të Kosovës. Një fakt tjetër që ndanë është çështja shqiptare në Luginën e Preshevës. Maqedonia e Veriut kërkohet të realizon Marrëveshjen e Ohrit dhe të liron shqiptarët e dënuar mbi bazën e inskenimeve kriminale dhe që gjinden në kampet famëkeqe të këtij shteti të burgosur. Zgjidhja e këtyre çështjeve hapë rrugën për integrime në "Ballkanin e Hapur" dhe në BE. Po këto nuk po i bënë Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kuadër të integrimeve evropiane ka kohë që është përcaktuar mënyra dhe baza e integrimeve. Vetë BE ka filluar të ndërtohet mbi pajtueshmërinë politike dhe pasi është arritur kjo është shkuar në integrime ekonomike dhe financiare. Pajtueshmëria politike u realizua midis disa shteteve kryesore të BE-së. Ajo pajtueshmëri arriti të zgjidhë konfliktet midis Francës, Gjermanisë, Anglisë dhe pas këtij hapi të madh politik u realizuan katër bazat kryesore të marrëveshjes së BE-së.

Pikërisht: 1. Lëvizja e lirë të qytetarëve, 2. Qarkullimi i lirë i mallrave, 3.Qarkullimini i kapitalit dhe 4. Qarkullimi i lirë i shërbimeve. Këto shërbime u realizuan tek në fund të shekullit të kaluar. Marrëveshja e Mastrichtit i vuri themelet e këtyre të mirave dhe tash ka liri të plotë. Forma e tillë e punës është përcaktuar nga BE për të gjitha shtetet që iu bashkuan gradualisht këtij Unioni. Fillimisht ishte mbërri kështu në BE pajtueshmëria politike e shteteve. Zgjidhja e problemeve politike mbeti bazë për integrim. I vetmi përjashtim u bë në rastin e Qipros. Zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura e konfliktuoze ishte bazë e integrimit të Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë. Vetëm pasi që konfliktet jashtme u zgjidhen, filluan të realizohen edhe çështjet e brendshme që dërguan në integrim. Po kjo u bë bazë edhe në integrimin dhe hapjen e kapitujve të veçantë për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën. Kjo vlen edhe për Bosnje e Hercegovinë.

Po për Kosovën e Serbinë çka doli nga BE? Kusht i veçantë për integrim u paraqit nga BE zgjidhja e çështjeve të mëdha politike midis Kosovës e Serbisë. Për të dy vendet dolën si fakt marrëdhëniet dypalëshe për të ecur në integrim. Shumë herë dëgjohet: "Nuk ka integrim në BE pa i zgjidhur problemet dypalëshe midis Kosovës e Serbisë". Mbi këtë bazë ka 10 vjet që ecet në dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Ka disa të arritura po edhe ka ngecje te madhe, sidomos ne fushën e shtetit dhe të ardhmes politike të shteteve. Këtu ka ngecur çështja dhe pa këtë nuk po ecë integrimi në BE. Këtu del pyetja: Po si mundë të arrihen katër liritë themelore që u nenshkruan në Shkup në "Ballkanin e Hapur"? Anomaliteti po vazhdon. Serbia e konsideron Kosovën territor serb.

Ky fakt dërgon te çështja se si mundë të ecet në katër liritë e tilla me shtetin që e konsideron Kosovën në territor serb! Natyrisht se nuk ka marrëveshje. Kjo edhe për faktin se dhuna, terrori dhe gjenocidi serbomadh nuk është dënuar dhe Serbia si shtet nuk është distancuar nga masat gjenocidiale që i bëri para dy decenieve mbi popullin shqiptar. Këtu është edhe fakti pse BE kërkon zgjidhjen e këtyre çështjeve për të shkuar te integrimi në BE. Ndërsa, në "Ballkanin e Hapur" ecet si gaforrja. Pritet të harrohet gjenocidi dhe mos të bëhet dëmshpërblimi për "integrim". Shkohet deri atje që të pranohet në çështje sanksionimi kushtetues serb mbi Kosovën serbe mbi gjoja integrim në këtë "Ballkan të Hapur" imagjinim qesharak i llojit të veçantë! Marri e llojit të vetë.

Këtu nuk ka integrim po nënshtrim dhe pikësynim që e kaluara dhe e tashmja të pranohet për të ecur në rrugën e ripushtimit të Kosovës nga Serbia. Kjo nuk shkon. Si mundet pra të shiten katër lirit e nënshkruara në Shkup.? Kjo mbetet të shihet. Por, një gjë dihet. Kurrë paqja dhe integrimet nuk arrihet me kriminelët dhe me bartësit e dhunës terroriste e gjenocodiale në pushtet. Historia nuk njeh rast të tillë. Përkundrazi! Kriminelët dhe diktatorët janë larguar nga pushteti me dhunë dhe janë përgjigjur si vend dhe individ për atë dhunë, terror e gjenocid. Këtu është baza e barazisë dhe e lirisë politike, ekonomike e sociale. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".