Rindizen vatrat e zjarrit në Athinë, ndërhyhet nga toka dhe ajri

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 16:27
Rindizen vatrat e zjarrit në Athinë, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Në Varibob, të Athinës vatrat e zjarrit janë rindezur sërish. Në këtë moment flakët janë ende larg dhe nuk paraqitet shumë rrezik për banesat në zonë.

Për fikjen e zjarrit janë duke marrë pjesë disa avionë dhe helikopterë, si dhe po ndërhyhet edhe nga toka.

Po ashtu, rrugët në pjesën më të madhe janë bllokuar për të lehtësuar lëvizjen e kamionëve të zjarrfikësve.

(Kosova Sot Online)