Autobusi përplaset me kamionin, 9 viktima dhe 30 të plagosur në Turqi

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 09:58
 Autobusi përplaset me kamionin, 9 viktima dhe 30 të plagosur në Turqi

9 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një autobusi me një kamion në autostradën Stamboll-Izmir.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë Manisës.

Gjashtë persona humbën jetën menjëherë pas aksidentit, ndërsa tre të tjerë nuk arritën të mbijetonin plagëve pas shtrimit në spital.

Të paktën 30 persona janë plagosur.  Në autobus ndodheshin 50 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, sipas autoriteteve.

(Kosova Sot Online)