Gazetari raporton drejtpërdrejt, vetura prapa tij rrëshqet në liqen

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 11:36
Gazetari raporton drejtpërdrejt, vetura prapa tij rrëshqet në liqen

Për gazetarin Jakob Emerson, dukej si ditë e zakonshme pune: raportim i drejtpërdrejtë rreth një projekti për liqenin artificial.

Ajo që i dha kthesë të papritur detyrës së tij ishte pamja prapa gazetarit – një veturë e madhe filloi të rrëshqiste në liqen para se të fundosej plotësisht për disa sekonda. Ngjarja ndodhi në Illinois të Shteteve të Bashkuara.

Emerson ishte duke raportuar drejtpërdrejt para kamerës rreth një projekti për ndërtimin e një liqeni artificial si program për zhvillim ekonomik, përderisa vetura e bardhë e tipit “GMC Sierra” prapa tij shihej duke rrëshqitur në liqen, shkruan Independent.

Vozitësi i veturës kishte dalë prej saj për të lëshuar në ujë një motor uji, që ishte i vendosur në pjesën e pasme të veturës.

Për fat të mirë, askush tjetër nuk ishte në veturën që u fundos për pak sekonda. Videoja është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)