Vazhdon seanca e Kuvendit, Glauk Konjufca u bën thirrje qytetarëve për vaksinim

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 11:47
 Vazhdon seanca e Kuvendit, Glauk Konjufca u bën thirrje qytetarëve për vaksinim

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Në fillim të kësaj seance kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë thirrje për respektim të masave kundër-Covid-19.

Ai poashtu nga Kuvendi bëri thirrje tek qytetarët edhe për vaksinim për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ditëve të fundit.

Rendi i ditës:

4.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5.    Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+)    (ada numri referues 8116-00-2020)”,

7.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

11.    Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, 
13.    Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

14.    Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

15.    Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

(Kosova Sot Online)