Kosova me super skandalin e 22 vjetorit të pas luftës, bandat e stilit “Al Kapone” e kontrollojnë shtetin

Kosova me super skandalin e 22 vjetorit të pas luftës, bandat e stilit “Al Kapone” e kontrollojnë shtetin
Kosova me super skandalin e 22 vjetorit të pas luftës, bandat e stilit “Al Kapone” e kontrollojnë shtetin

Hasan Preteni

  • 06 August 2021 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Në Kosovë nuk ka korrupsion por ka krim të organizuar, ka mafi. Titullarët e institucioneve që kanë për mision luftën kundër krimit po bëhen dhe janë pjesë e krimit. Nuk ka faj qytetari që e ka humbur besimin tek të gjitha institucionet e vendit, që e ka humbur besimin tek shteti në tërësi. Të gjitha shtetet e regjionit po lëvizin në drejtimin e duhur, pa Kosovën.

-Ky është skandali me i madhe i Kosovës së pasluftës. Udhëheqësi i një institucion te pavarur me mision shumë të rëndësishëm, më mandate 10 vjeçar. Krenohet me njohuritë që i ka " mësuar" gjatë mandatit dhe të gjitha këto në vend që ti adreson tek mekanizmat kompetent hetues ai planifikon që ti përdorë për agjendën personale. Ti keqpërdor ato për të përfituar, për të shantazh ar dhe për të arritur qëllimin personal. Për të fituar pushtet dhe para.

Ky rast duhet te analizohet në aspektin shumë dimenzional. Kush po i emëron këta zyrtare, cila është e kaluara e tyre, për kënd po punojnë, kujt i raportojnë dhe cilat janë përfitimet e tyre. Të keni qasje në të gjitha transaksionet financiare, të keni informacione për emrat e personave të përfshirë në këto transaksione, të keni njohuri se kush çka blen dhe kush çka shet dhe pastaj të gjitha këto ti "përdorni" për të emëruar persona në poste, për të shantazhuar gjyqtar dhe prokuror dhe për të ndikuar në interes të nëntokës, ky është skandal "Al Kapone" kapja e shtetit brirë nuk ka.

Të kapen në rrjetën e merimangës edhe prokuror dhe gjyqtar dhe të mos ketë reagime të asnjë nga Këshillat ( prokurorial dhe Gjyqësor) përcjell mediat elektronike dhe asnjë debat në lidhje me këtë, u shkarkua drejtori dhe pikë. Prokuroria duhet që me urgjence të suspendoj të gjithë "të përgjuarit" policia veç është dashtë të bëjë ndalesën për disa nga ata. Presioni i publikut nuk duhet reshtur. Me çfarë temash merren ata, tema koti. Kjo është dëshmia e fuqishme se shumica e mediave dhe shoqërisë civile janë pjesë e krimit të organizuar. Institucionet duhet të reflektojnë, ka shumë titullar të institucioneve tjera që drejtohen me drejtorë e krye shefa si ky. Shikoni se çfarë pasurie bënë, shikoni se ku janë të punësuar familjarët e tyre, shiko dhe analizo shoqërimin e tyre. Punë më së shumti duhet të ketë për AKI-në dhe Njësitin e Inteligjencës së policisë. AKI duhet të fillon nga vetvetja, kush janë të punësuarit në këtë agjenci, a kanë lidhje me titullarët e institucioneve apo liderëve politik. Duhet që me urgjencë kjo agjenci të ju prinë ndryshimeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".