Zjarr i frikshëm në Greqi: Autoblindi i ushtrisë thyen gardhin për të shpëtuar familjen me 7 anëtarë

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 13:04
Zjarr i frikshëm në Greqi: Autoblindi i ushtrisë thyen gardhin për të shpëtuar familjen me 7 anëtarë

Një familje 7-anëtarëshe në Atikë të Greqisë është evakuuar pas ndërhyrjes së autoblindit ushtarak, pasi banesa e tyre ndodhej në një terren të vështirë që pamundësonte ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Batalioni i 725 -të theu gardhin në pjesën veriore të kampit.

Sipas informacioneve, në mesin e anëtarëve të familjes, ishte një person i moshuar që nuk mund të lëvizte.

Kjo kishte penguar ata që të lëviznin në momentin e parë që rreziku kishte filluar të përhapej dhe më pas kërkuan ndihmë. 

(Kosova Sot Online)