Të gjithë po flasin për gruan në foto, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 13:48
 Të gjithë po flasin për gruan në foto, kjo është arsyeja

San Francisco, Kaliforni- Një foto e postuar të mërkurën, 4 gusht nga Departamenti i policisë së San Franciskos po bën xhiron në rrjete sociale.

Në foto shihet një grua e varur në dritaren nga ana e pasagjerit e cila mban në dorë një armë AK47.

Autoritet janë shprehur se Kadillaku me të cilën ajo udhëtonte po ecte me shpejtësi në zonën Barneveld dhe McKinnon Avenues më 11 korrik.

Më pas Policia njoftoi se e ka konfiskuar atuomjetin të përfshirë në ngjare por nuk tha asgjë nëse gruaja është arrestuar.

 “Për shkak të faktit se kjo ngjarje është në hetim, ne nuk mund të komentojmë më tej.”  është shprehur Zyra e Informacionit Publik në San Francisko, për MailOnline.

Në Kaliforni, sipas kodit penal ata që disponojnë një armë sulmi dënohen deri në 3 vjet në burgun e qarkut.

Kjo foto erdhi mes një rritje të madhe të dhunës me armë në San Francisko.

Të paktën 119 të shtëna ndodhën në gjashtë muajt e parë të këtij vitit.

Rritja e të shtënave me armë në San Francisko ndiqet dhe nga  shumë qytete të mëdha në të gjithë Amerikën si në Çikago; Los Angjelos; Mineapolis; Portland, Oregon; Baltimore; Baton Rouge, Luiziana; dhe Houston.

(Kosova Sot Online)