Gazetarët grek zbulojnë detaje të reja, 20 vjeçarja u vra për shkak të lidhjes së të shoqit me transeksualin Emanuela

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 14:30
 Gazetarët grek zbulojnë detaje të reja, 20 vjeçarja u vra për shkak të lidhjes së të shoqit me transeksualin Emanuela

Gazetarët grekë nuk e kanë lënë në heshtje, zbardhjen e misterit të vrasjes së gruas 20-vjeçare Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në Glyka Nera.

Gazetari Stefanos Chios hodhi një bombë të madhe së fundi në emisionin “Makelio” duke publikuar dokumente audio dhe pretenduar se Caroline i kishte zbuluar të shoqit tradhtinë…lidhjen e tij me një transeksual të quajtur Emanuela.

Madje, ky i fundit edhe ka folur me zë për marrëdhënien e tyre. Pikërisht ky zbulim pretendohet se është bërë shkak i vrasjes së Caroline, nënë e një foshnjeje, nga i shoqi i saj.

Sipas gazetarit dhe botuesit, vrasësi Babis Anagnostopoulos , gjatë periudhës kur u takua me Caroline dhe pas martese pati marrëdhënie seksuale me këtë transeksual , të njohur si Emanuela, një marrëdhënie e nxehtë dhe mëkatare që u prezantua me audio në një dëshmi të fortë nga vetë vetë transeksuali

Tani pyetja e madje që rëndon është: A thua se ky ishte sekreti i madh i Babis Anagnostopulos që bashkëshortja e ndjerë Caroline ia zbuloi dhe ndaj ai e vrau atë?

Caroline kishte frikë nga Babis

Psikologia e së ndjerës ka deklaruar në polici se Caroline ndihej e bllokuar në këtë marrëdhënie me të shoqin, se vazhdimisht merrej me fëmijën pa asnjë ndihmë, se nuk mund të shkonte diku vetëm pasi edhe nëse do të takohej me një shoqe, Babis gjithashtu shkonte pas saj; se udhëtimet bëheshin me një taksist mik të  të shoqit dhe se ajo nuk kishte para, pasi të gjitha financat mbaheshin prej tij.

Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçarja dyshohet se ishte e frikësuar gjatë seancave dhe gjithnjë pyeste nëse dyert ishin të hapura dhe tek e shihte burrin e saj të ulur jashtë.

(Kosova Sot Online)