Raporti i freskët i ZAP-it për Prishtinës, i zbulon të palarat dhe lidhjen e Shpend Ahmetit me krimin e organizuar!

Raporti i freskët i ZAP-it për Prishtinës, i zbulon të palarat dhe lidhjen e Shpend Ahmetit me krimin e organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 06 August 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në bazë të asaj që i ka ofrue Auditori, prokuroria ishte dashur qysh moti të merret dhe të ngritë aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit si kryetar i komunës për veprat kriminale të tij, dhe të tjerëve, nëse konfirmohet se janë të përfshirë në këto vepra kriminale, dhe në bazë të këtyre veprimeve të luftimit të krimit, edhe prokurorisë si institucion shtetërore do ti rikthehej autoriteti i sajë, dhe këto veprime të prokurorisë si preventive do t’iu shërbenin edhe kryetarëve të komunave tjera që të veprojnë në përputhshmëri me ligjet në fuçi, dhe njëherit si mësim edhe për ata të tjerët që do të konkurrojnë për këtë poste në zgjedhjet e radhës.

Kur institucionet e shtetit nuk i kryejnë obligimet e tyre sikur janë te obliguar me ligj, s’është çudi që edhe njerëzve eminent sikur që ishte dashur të ishte Kryetari i Prishtinës, i zgjedhur nga populli për dy afate të zhytet në krime të rënda për përfitime personale, dhe me këto veprime kriminale t’ia humb shpresën edhe qytetarëve që ia kanë dhënë votën, dhe këto do të mbesin pasojat që edhe në të ardhmen qytetari do të hezitoj të dal në zgjedhjet e radhës si zhgënjim që po i përjetojnë nga ata që vetë po i zgjedhin, dhe me këto veprime të qeveritarëve të tyre, vetë qeveritarët po detyrohen të mos iu përmbahen ligjeve pozitive të shtetit.

- Raporti me i ri i Auditorit gjeneral për komunën e Prishtinës, ka zbuluar një mal të madh të abuzimit me ligjin, në këtë periudhë të fundit të qeverisjes së tij në mandatin e dytë, duke zbuluar dallavere të mëdha, punë të lëna në gjysmë, dhënie të pronave e pasurisë̈ së komunës në shfrytëzim “dhuratë” pa kompensim, grupeve të ndryshme të interesit dhe individëve, të gjitha këto dëshmi se si Shpend Ahmeti e shkatërroi komunën e Prishtinës për këto 8 vite. Prandaj këto të gjetura të Auditorit gjeneral duhet ti shërbejnë këto konstatime dhe të gjetura Prokurorisë së shtetit për hetim dhe ngritje të kallëzimit penal kundër kryetarit dhe vartësve të tij, për të gjitha këto të gjetura që evidenton raporti.

Në këtë komunë, sipas auditorit pati parregullsi edhe në faturimin e tatimit në pronë, parregullsi me subvencione, ngecje në përfundimin e projekteve, dallavere me shqyrtimin e vonuar të kërkesave për pajisje me leje të ndërtimit dhe leje mjedisore, ku komuna nuk ka respektuar afatet ligjore për lëshimin e lejeve ndërtimorë, sepse këto leje ishin lëshuar me vonesë. Në 13 nga 18 mostrat e testuar të lejeve të ndërtimit, është zbuluar se vonesat në shqyrtim të këtyre kërkesave ishin nga një deri në 11 muaj gjë që automatikisht ngritë dyshimin e bazuar për kushtëzim me ryshfet për lëshimin e lejes së ndërtimit.

Abuzim i llojit të vetë është konstatuar edhe shfrytëzimi i pronave publike pa kompensim dhe me kontrata të skaduara. Raporti I ZAP-it zbulon se si në vitin 2014 Komuna kishte bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat në “Zonën Industriale”, ku të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë, shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj Komunës. Megjithatë, nga Komuna nuk është ofruar ndonjë shpjegim konkret, pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta adresuar këtë çështje. Po ashtu theksohet se në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal, në vitin 2007 ishin dhënë me qira 21 banesa për ish këshilltarët komunal. Ndërsa, me vendimin e komisionit për çështje banesore në vitin 2008 ishin dhënë edhe 22 banesa tjera me qira për punëtorët administrativ. Në dy rastet sipas kontratave afati i shfrytëzimit ishte për periudhën 10 vjeçare.

Prej tyre, kemi testuar katër raste dhe kemi gjetur se këto kontrata kanë skaduar dhe të njëjtat nuk janë vazhduar më, edhe pse qiramarrësit vazhdojnë ta shfrytëzojnë pronën publike/banesat. Përveç̧ kësaj edhe pse kompensimi ishte minimal (0,30€/m2 ) pagesa e qirasë nuk ishte bërë me kohë të rregullt dhe figuronin borxhe të akumuluar nëpër vite në vlerë 15,874€6 . Shkelje flagrante të ligjit, sipas raportit të ZAP-it, janë bërë edhe te faturimi i tatimit në prone. Në tri nga gjashtë mostrat e testuara, thuhet se Komuna ka lejuar zbritjet prej 15,000€ duke i evidentuar si vendbanime parësorë për dy a më shumë prona në pronësinë̈ e një tatimpaguesi, për këto raste ishte bërë nën-faturim në vlerë prej 1,395€5 . Nga analiza e bazës së shënimeve të Protax-it, thuhet se është konstatuar se edhe në 60 raste tjera (prona/objekte të tatim-paguesve), ju ishte bërë zbritja e parregullt (që nuk lejohet me ligj) të vendbanimit parësor prej 15,000€ dhe Komuna për arsye të këtij nën-faturimi ka humbje financiare rreth 10,000€. Kurse në tri mostra tjera, është gjetur se është bërë mbi-faturim në vlerë prej 67.5€, duke mos u aplikuar zbritja adekuate e vendbanimit parësor të një̈ prone (objekti) për tatimpaguesit. Nga analiza e bazës së shënimeve Protax, si rezultat i mos zbritjes së vendbanimit parësor prej 15,000€ të një̈ prone për tatimpaguesit, Komuna ka mbi-faturuar 350 tatimpagues tjerë në vlerë prej 7,875€6.

Parregullsi dhe manipulime janë zbuluar edhe në procesin e subvencionimit. ZAPI zbulon se si te subvencioni për “Përkrahje fermerit për dëmet e shkaktuara në bujqësi” në vlerë prej 48,500€, pikuesi/fermeri kishte kërkuar ndihmë financiare nga Komuna për dëmet e shkaktuara nga breshri/shiu për kulturën bujqësore (speca) në 80% të sipërfaqes prej 4.3ha. Për vlerësimin e dëmit Komisioni vlerësues kishte përgatitur një raport, ku kishin vlerësuar demin prej 80% apo 37,800€ për sipërfaqen 4.5ha dhe përveç̧ kërkesës për kompensim të dëmeve sa kishte kërkuar aplikuesi, komisioni kishte përfshirë në raportin vlerësues edhe 9ha shtesë të kulturës bujqësore (patate për 4.5h-50% dhe 4.5h80%) në vlerë 40,950€ për kompensim të dëmit. Këto te dhëna te Auditorit të deritanishme janë argumente të mjaftueshme, si prova materiale për të ndërhyrë prokuroria dhe nxjerrë përgjegjësit e abuzimit para ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".