Enver Hoxhaj u largua nga Kryesia, reagon Memli Krasniqi

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 15:03
 Enver Hoxhaj u largua nga Kryesia, reagon Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi deputeti Enver Hoxhaj njoftoi se s’do të jetë pjesë e Kryesisë së re të kësaj partie.

Krasniqi e ka falenderuar Hoxhajn, për siç ka thënë, çasjen pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe “do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”.

“Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend.

E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)