Flakët prekin qiellin, vijojnë të djegin banesa e shtëpi zjarret masive në Greqi

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 10:58
 Flakët prekin qiellin, vijojnë të djegin banesa e shtëpi zjarret masive në Greqi

Situata e zjarreve nuk në Greqi nuk po shikon “asnjë dritë në fund të tunelit”.

Athina është duke vuajtur pasojat e tmerrshme të zjarreve që po shkatërrojnë me qindra shtëpi, dhjetëra fabrika dhe biznese, një numër shumë të madh automjetesh si dhe kanë bllokuar edhe autostrada. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën nga flakët.

Mbrëmjen e së premtes situata u bë edhe më e rrezikshme. Disa zona në periferi të Athinës janë evakuuar, teksa zjarret kanë dalë jashtë kontrollit.

Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në Agios Stefanos dhe Stamata. Po ashtu u riaktivizua sërish vatra e Varobobit për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

(Kosova Sot Online)