Dy ushtarë sulmohen nga krokodili, njëri në gjendje serioze

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 13:14
 Dy ushtarë sulmohen nga krokodili, njëri në gjendje serioze

Dy burra janë lënduar nga sulmi i një krokodili në Queensland të Australisë.

Njëri prej tyre është në gjendje serioze, pasi pësoi lëndime në kokë, gjoks dhe krah, ndërsa tjetri u lëndua pasi u mundua ta ndihmonte mikun dhe kolegun e vet.

Dy burrat ishin duke notuar në ujëra me krokodilë në fshatin Portland Roads rreth orës 17 të së premtes, kur ndodhi sulmi, tha një zyrtar lokal.

“Njëri u sulmua dhe tjetri u mundua të ndihmonte. Ata janë gjetur dhe janë në duar të sigurta. Po shpresoj që janë mirë”, tha zyrtari.

Njëri person, që është në të njëzetat, u kafshua në kokë dhe trup dhe është në gjendje serioze por të qëndrueshme. Tjetri, në të tridhjetat, pësoi lëndime në duar, pasi raportohet se e their krokodilin me thikë.

Forcat Mbrojtëse të Australisë konfirmuan se dy burrat e përfshirë në rast janë ushtarë australianë. “Ata do të vazhdojnë të pranojnë kujdes mjekësor nga spitalet locale dhe rajonale”, tha një zëdhënës ushtarak.

(Kosova Sot Online)