Planifikonte t’i propozonte martesë partneres, u shfaq vjehrra dhe ndërpreu gjithçka

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 13:17
 Planifikonte t’i propozonte martesë partneres, u shfaq vjehrra dhe ndërpreu gjithçka

Besimi se vjehrra “përzihet” sa i përket nuses së ardhshme të djalit, pasi që “asnjë vajzë nuk është e mirë për djalin e saj”, tashmë qarkullon nëpër botë.

Por një nënë ka ndërprerë momentin, kur djali i saj po bëhej gati që t’i propozojë martesë vajzës me të cilën ishte në lidhje.

Në fakt djali i ri kishte shkuar me të dashurën e tij në periferi të qytetit, me qëllim që ta pyes nëse dëshiron të martohet me të.

Ai kishte planifikuar t’i propozojë partneres në të cilën është marrëzisht i dashuruar, por ishte e ëma e tij që prishi momentin më romantik – duke u deklaruara nga prapavija duke bërtitur: “jo, jo, jo”.

E kur të gjithë menduan se ai do të vazhdojë me propozimin, djaloshi ia ktheu shpinën dhe shkoi te nëna e tij – më pas pasoi deklarata që shokoi të gjithë.

“Nëna tha se e di çfarë është më së miri për mua”, ka përfunduar ky djali i ri që u vërshua nga një “lumë” komentesh negative për shkak të veprimit të tij.

@catdaddan

My dad didn’t know what to do, so he just kept recording ##illneverforgetyou ##goodmemories ##makemomepic ##fy ##proposal

♬ Never Forget You - Noisettes

(Kosova Sot Online)