Shkoi në aeroport, por e kuptoi se fluturimin e kishte pas një viti

  • E.K /
  • 07 gusht 2021 - 13:28
Shkoi në aeroport, por e kuptoi se fluturimin e kishte pas një viti

Një vajzë nga Britania e Madhe është bërë virale në rrjet pasi publikoi një video nga aeroporti, në të cilën ajo tha se kishte gabuar datën e fluturimit. Ajo tani ka mbetur në Kroaci.

Përdoruesja e TikTok publikoi një video më 3 gusht, e cila u shikua më shumë se një milion herë dhe mori 245,000 pëlqime.

“Arrita në aeroport në gjashtë të mëngjesit dhe doli që fluturimi im ishte i rezervuar për vitin e ardhshëm”, tha vajza.

Kur u pyet se çfarë do të bënte tani, ajo u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të qeshte.

Sidoqoftë, në faqen e internetit të kompanisë EasyJet ekziston një mundësi që udhëtarët britanikë të rezervojnë një fluturim nga Kroacia deri në shtator 2022. 

@simp4beanz

easyjet acc been doing me dirty man wtf

♬ original sound - lex 🍒

(Kosova Sot Online)