Alarmante: 352 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 14:48
Alarmante: 352 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

Sipas infografikës së publikuar nga MSH’ja, që nga dje janë shëruar 13 persona.

Ndryshe, rastet pozitive janë konfirmuar pas testimit të mbi 5 mijë e 200 personave.

(Kosova Sot Online)