90-vjeçari arrestohet dy herë brenda një jave

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 16:11
 90-vjeçari arrestohet dy herë brenda një jave

Një 90 vjeçar nga Florida ra për të dytën herë radhazi në pranga këtë javë.

I moshuari nuk ka bërë ndonjë krim përveçse u dha për të ngrënë të pastrehëve në lagjen e tij.

Pas arrestimit Arnold Abbott tha se policia nuk do të ndalonte kurrë së bëri bamirësi.

Ndaj tij është ngritur padi sepse shkeli një ligj të ri në Ft. Lauderdale që i pengon njerëzit të ushqejnë të pastrehët.

E prisja tha i moshuari, por të paktën kësaj radhe na lanë t i ushqenim ata para se të na vinin prangat.

Oficeret e policisë u endën nëpër zonë për 45 minuta kohë gjatë së cilës Abbot dhe vullnetarët e tij shpërndanë më shumë se 100 pjata të ngrohta me supë pule, makarona, patate me djathtë dhe sallatë frutash.

Nëse gjendet fajtor 90- vjeçari dënohet me 60 ditë burg ose 500 dollarë gjobë.

(Kosova Sot Online)