Dyshime për mjet shpërthyes, policia gjen armë nën një veturë në Pejë

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 16:55
 Dyshime për mjet shpërthyes, policia gjen armë nën një veturë në Pejë

Policia e Kosovës është njoftuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.

Megjithëse, gjatë hetimeve të policisë, nën një veturë në rrugën “Mbretresha Teutë” është gjetur një armë dhe gjësende tjera.

Lajmin e konfirmuar, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

Ai ka thënë se hetimet po vazhdojnë edhe më tej.

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në afërsi të Bankës TEB, në një parking policia është njoftuar për një çantë të dyshimtë. Rreth orës 13:50 një qytetarë e ka njoftuar policinë se në rrugën se në rrugën “Mbretresha Teutë” në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka dyshuar se ka diçka dhe ka njoftuar njësitin e deminimit. Ata e kanë tërhequr pajisjen dhe rasti po hetohet. Nën automjet ka qenë e vendosur një armë dhe sende tjera”, ka treguar ai.

(Kosova Sot Online)