Ndezja e cigares dyshohet se shkaktoi shpërthimin e bombolës së gazit në Gjilan

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 09:33
Ndezja e cigares dyshohet se shkaktoi shpërthimin e bombolës së gazit në Gjilan

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në depon e një shtëpie në lagjen “Shadërvan” në Gjilan, ka pësuar lëndime të rënda trupore trupore pronari i shtëpisë.

Policia njofton sot se shpërthimi i bombolës së gazit dyshohet të ketë ndodhur nga ndezja e cigares.

Gjithashtu njoftohet për dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shadërvani i artarëve, Gjilan 07.08.2021 – 10:49. Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura.


(Kosova Sot Online)