Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit: U tund mali, polli miu

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 11:11
 Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit: U tund mali, polli miu

Vetëm tre persona iu përgjigjën thirrjes së ish-deputetit shqiptar, Kujtim Gjuzi, i cili u paraqit për ta zhvilluar një protestë paqësore këtë javë kundër këngëtarit të ftuar në Festivalin e Birrës, shkroi sot mediumi serb, B92. Ky medium e titullon shkrimin me fjalinë “U tund mali, polli miu”.

Ata po lëviznin përgjatë trotuarit me një pankartë ku shkruhej: “Gregor Bregović nuk është i mirëpritur në Festivalin e Birrës, nëse nuk kërkon falje”, shkruam mediumi serb.

Kjo protestë, siç ishte paralajmëruar, u zhvillua më 8 gusht, në orën 11 të mëngjesit, dhe nga Bashkia e Korçës, e cila është organizatorja e këtij festivali, nuk ka indikacione që mund ta ndryshojnë vendimin e tyre dhe anulojnë koncertin e Goran Bregoviqit.

Bregoviq kishte mbajtur koncert në Tiranë në vitin 2006, me ç’rast mori “Çelësin e Tiranës” nga kryetari i atëhershëm i kryeqytetit shqiptar, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

(Kosova Sot Online)