Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep informacione për gjendjen e zjarreve në Kosovë

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 13:00
 Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep informacione për gjendjen e zjarreve në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes një njoftimi ka treguar për gjendjen e zjarreve në Kosovë.

Nga kjo Agjenci kanë thënë se gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme, megjithëse thuhet se kërcënim serioz mbetet zjari i shfaqur nga data 5 gusht në Komunën e Vitisë.

“Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 ne Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata  në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe qeshte e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet nga kjo Agjenci.

Njoftimi i plotë:

Situata në menaxhim me zjarre në Kosovë

Hajvali /Prishtinë, 08 Gusht 2021

Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 ne Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata  në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe qeshte e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.

Rajoni i Prishtinës ,Komuna e Prishtine dy zjarre te shpërfaqura ne lagjen Marigona dhe Barileve janë te lokalizuara ne tërësi, Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar.

Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash,  nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar.

Mitrovicë Jug dhe Mitrovice Veri, aktualisht vatër zjarri nuk ka ne asnjë nga Komunat.

Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME)  në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.

Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret  sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.

(Kosova Sot Online)