"Kolona e pestë" depërton në ministrinë e drejtësisë, po e zvarritë bërjen e shpejtë të Vetting-ut

Dardan Grapci

  • 09 August 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Ligji Për Vetting urgjentisht duhet votuar në mënyrë që edhe ndaj institucioneve të drejtësisë të ndërmerren masa. Deri tani është duke u vonuar procedimi dhe miratimi në Kuvend i këtij ligji, prandaj kjo lë për të dyshuar sa është dikush edhe nga Ministria e Drejtësisë dhe AKI-ja, ndonjë grup individësh, që i kanë duart e ndyra me korrupsion dhe krim, prandaj ky grup nën hije , me veprim ilegal po e pengon dhe ndalon procedimin dhe miratimin më të shpejtë të ligjit Vetting.

Drejtësi të pastër e profesionale nuk do të ketë në Kosovë derisa në politikë të vazhdojnë të sundojnë kasta e vjetër e inkriminuar, “veteranët” politik. Pra nuk do të kem kurrë shtet funksional të së drejtës dhe të standardeve evropiane, e të demokracive të avancuara perëndimore derisa nuk largohen nga skena politike ata që e mbajtën peng këtë shtet dy dekada dhe e njollosën me damkën e zezë. Drejtësia do të del në sipërfaqe e liruar nga mafio politike vetëm kur këto grupe mafioze të mbesin tërësisht pa pushtet dhe të kapen e arrestohen, të dërgohen burgje, në gjyq e të dënohen.

Prokuroria e Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Kosovës duhet që pa vonesë të fillojnë gjuetinë tek peshqit e mëdhenj të politikes dhe mafio-biznesmenëve, duhet të filloj përndjekja e të gjithë të inkriminuarave pa dallim se kush janë dhe çka janë apo në çfarë pozitash kanë qenë apo në cilat janë momentalisht.

Sa më shumë që po heshtin dhe po vonohen në vendim-marrje, aq më shumë hapësirë po ju jepet politikanëve që ti fshehin faktet e krimit dhe të ikin nga drejtësia. Dhe me këtë hetim dhe përndjekje sistemore duhet filluar nga Gjyqtarët dhe Prokurorët e korruptuar në Kosovë që ata të parët të arrestohen. Derisa kjo nuk ndodhë atëherë mund të them që kjo kapje e shtetit nga gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim pa asnjë frikë dhe pa kufizim.

Ligji Për Vetting urgjentisht duhet votuar në mënyrë që edhe ndaj institucioneve të drejtësisë të ndërmerren masa. Deri tani është duke u vonuar procedimi dhe miratimi në Kuvend i këtij ligji, prandaj kjo lë për të dyshuar sa është dikush edhe nga Ministria e Drejtësisë dhe AKI-ja, ndonjë grup individësh, që i kanë duart e ndyra me korrupsion dhe krim, prandaj ky grup nën hije , me veprim ilegal po e pengon dhe ndalon procedimin dhe miratimin më të shpejtë të ligjit Vetting.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".