I riu i vë flakën makinës së një 29-vjeçari, policia në kërkim të autorit

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 14:07
 I riu i vë flakën makinës së një 29-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Krujë pasi një i ri i ka vendosur flakën makinës së një 29- vjeçari.

Më datë 08.08.2021, në orën 22:30, shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”, e çregjistruar dhe e destinuar për skrap, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, banues në Krujë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

(Kosova Sot Online)