Babai nga Rahoveci i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, e gjuan me armë për ta vrarë

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 14:21
 Babai nga Rahoveci i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, e gjuan me armë për ta vrarë

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta vrasë djalin e tij, të cilit i ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Rasti ka ndodhur më 6 gusht në Rahovec, ka bërë të ditur Prokuroria e Gjakovës.

L.G. dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin  e alkoolit , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G. I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se Gjykata kompetente ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Onlie)