8-vjeçari urinoi në librari, turma kërkon dënimin me vdekje të tij

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 14:44
 8-vjeçari urinoi në librari, turma kërkon dënimin me vdekje të tij

Një 8-vjeçar rrezikon të përballet me dënimin me vdekje në Pakistan, duke u bërë personi më i ri i dënuar për blasfemi në vend. Djali dhe familja e tij mbahen nën ruajtje nga autoritetet sepse një turmë myslimane sulmoi një tempull hindu pasi një gjykatë vendosi ta lironte me kusht fëmijën.

Djali u arrestua dhe akuzohet se urinoi në një librari të një shkolle fetare muajin e kaluar. Turma pretendon se ai ka kryer blasfemi, një akt që dënohet me vdekje në Pakistan.

Në zonën ku ndodhi ngjarja u dërguan trupa paraushtarake për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Shumë prej familjeve hindu u larguan prej frikës.

“Ai (djali) nuk është fare në dijeni të çështjeve të blasfemisë dhe është akuzuar padrejtësisht. Akoma nuk kupton krimin dhe pse u mbajt në burg për një javë”, ka treguar një anëtar i familjes së tij.

Nga kjo çështje janë tronditur aktivistët dhe ekspertët ligjorë të cilët akuzat e blasfemisë ndaj fëmijës i shohin si të paprecedenta. Ligji për blasfeminë në Pakistan është kritikuar gjatë nga grupet për të drejtat e njeriut.

(Kosova Sot Online)