Klientët shkatërrojnë ambientin e pishinës së hotelit, kthejnë përmbys çdo gjë

  • E.K /
  • 10 gusht 2021 - 08:42
 Klientët shkatërrojnë ambientin e pishinës së hotelit, kthejnë përmbys çdo gjë

Në hotelin Atlantic Reach pranë Newquay, Cornwall është përballur me një gjë të pazakontë.

Disa klientë që ishin vendosur tek ky hotel kanë shkatërruar vendin e pishinave, duke i hedhur të gjitha shezllonet, çadrat dhe karriget plastike në pishinë.

Këtë gjest aspak të hijshëm hoteli e ka publikuar në Facebook dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Të gjithë komentuesit nuk ishin aspak dakort me këtë veprim kaq të ulët.

Hoteli ka kërkuar që nëse dikush di gjë në lidhje me këtë ngjarje të tregojnë dhe personat që kanë shkatërruar ambientin të mbajnë përgjegjësi të plotë. Gjithashtu hoteli ka njoftuar se shërbimi do jetë pak i avashtë.

(Kosova Sot Online)