17 mijë e 85 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 15:18
 17 mijë e 85 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

17 mijë e 85 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se numri i vaksinave të administruara deri tani në vend është 504 mijë e 817.

333 mijë e 965 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ndërsa, 170 mijë e 852 persona kanë marrë edhe dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës. Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në vend.

Andaj nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më parë të vaksinohen kundër këtij virusi.

(Kosova Sot Online)