Shtimi i menjëhershëm i rasteve të reja me COVID, mjekët apelojnë për vaksinim masiv

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 16:36
Shtimi i menjëhershëm i rasteve të reja me COVID, mjekët apelojnë për vaksinim masiv

Numri i të infektuarve nga covid-19 brenda ditës ka arritur nivelet e disa muajve më pare. Sipas të dhënave të ISHP-së në 24 orët e fundit janë regjistruar 518 raste të reja nga 5809 teste të bëra.

Thënë ndryshe afër 10% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv. Sipas infektologëve shifrat janë alarmante për këtë periudhë të verës, e cila nuk ishte e tillë as vitin e kaluar kur nuk kishte asnjë të vaksinuar.

VIZRT – ISHP

“Shkup 179, Tetovë 96, Gostivar 65, Kumanovë 35, Kërçovë 29, Strugë 20, Manastir 14, Ohër dhe Strumicë nga 11, Dibër 10 dhe në qytetet tjera të infektuar në një shifrorë.”

 Nga ISHP njoftojnë se 31 pacientë janë shëruar, por kanë ndërruar jetë 4 pacientë dy nga Shkupi, dhe nga një nga Dibra dhe Tetova, të gjithë në kushte spitalore. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë bërë mbi 1 milion teste pcr, prej të cilëve mbi 158 mijë kanë rezultuar pozitiv, mbi 150 mijë të shëruar, mbi 5,500 viktima dhe aktualisht ka 2,581 raste aktive. Këto të fundit janë potencial i përhapjes së variantit të ri delta, ku sipas mjekëve është me virulencë më agresive. Që nesër do të hapet edhe spitali modular në Kumanovë. Nga Oda e Mjekëve thonë se qytetarët nuk duhet të sjellin sërish në kolaps sistemin shëndetësor.

 Nga ana tjetër, me shtimin e numrit të të infektuarve dhe vendosjen e masave të reja kufizuese, Ministria e Shëndetësisë raporton se është shtuar edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Që nga nesër do të hapen edhe 4 pika të reja të vaksinimit në Shkup, siç janë në Poliklinikën e Bit Pazarit, në Draçevë, Hasan Beg dhe Gjorçe Petrov. Autoritetet shëndetësore thonë se ka vaksina të mjaftueshme rreth 400 mijë doza rezervë. Në të gjitha pikat e vendit si dhe nga ekipet mobile në terren janë zbatuar gjithsej 982.645 doza. Vetëm dje mbi 8 mijë qytetarë kanë marrë dozat e para nga 17,679 sa janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit.

(Kosova Sot Online)