Në Ferizaj djali e rrah babanë e tij dhe e bën për QKUK, policia i gjen disa armë në shtëpi

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 09:55
Në Ferizaj djali e rrah babanë e tij dhe e bën për QKUK, policia i gjen disa armë në shtëpi

Një person është arrestuar mbrëmë në komunën e Ferizajt.

Dyshimet e para janë se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuan babanë e tij, i cili është dërguar  në QKUK.

Të dyshuarit iu është kontrolluar shtëpia ku janë gjetur disa armë dhe fishekë.

“Ferizaj, 10.08.2021-20:10.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK/47,një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 31 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)