Publikohen pamjet se si u ekzekutua terroristi qe plagosi dy kalimtarë

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 10:39
 Publikohen pamjet se si u ekzekutua terroristi qe plagosi dy kalimtarë

Policia britanike ka treguar se si ka hapur zjarr ndaj terroristit Streatham Sudesh Amman, i cili sulmoi policinë para se të qëllohej.

20-vjeçari nisi një sulm me thikë pasi vodhi një të tillë nga një dyqan në Streatham High Road në Londrën Jugore dhe theri dy persona në rrugë që po kalonin rastësisht, të cilët fatmirësisht u mbijetuan plagëve të marra.

Dhuna e tij u ndal vetëm kur policia e armatosur që e kishte ndjekur qysh kur hapi zjarr, e qëlloi mbi të gjashtë herë, duke e goditur dy herë nga një distancë e afërt.

Mjeku ligjor tregoi se Amman po largohej nga hosteli i tij në orën 1.22 pasdite më 2 shkurt, duke buzëqeshur dhe duke folur me një anëtar të stafit para se të kalonte nëpër oborrin e pasmë.

Njerëzit në rrugë mund të shiheshin duke u përpjekur për sigurinë e tyre teksa futeshin në dyqane ndërsa Amman vraponte në rrugë para se të kthehej 180 gradë për t’u përballur me oficerët me thikën e tij të ngritur drejt tyre.

Ai u shpall i vdekur 90 minuta pasi u qëllua nga policia. Një oficer policie i mbledhur në vendin e ngjarjes mund të dëgjohet duke bërtitur: Ai ka një jelek, largohuni.

Kamerat tregojnë momentin kur një ekspert i asgjësimit të bombave mbërriti në vendngjarje rreth 40 minuta më vonë, duke hequr me kujdes rripin e tij i cili rezultoi fals.

Amman ishte liruar nga burgu Belmarsh 10 ditë më parë pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit prej 40 muajsh për vepra terroriste.

(Kosova Sot Online)