Emërohet Komisioni Qeveritar për njohjen e statutit të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 11:13
 Emërohet Komisioni Qeveritar për njohjen e statutit të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë

Është miratuar propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e Komisionit Qeveritar për njohjen e statut të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar emrat e përbërjes së re të këtij Komision, të cilët më pas u votuan në mbledhje.

Mandati i këtij Komisioni do të jetë dy-vjeçar.

“Për anëtarë të Komisionit për njohjen e statutit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politik me mandat dy-vjeçar, propozoj këtë përbërje: Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Petrit Shala, përfaqësues nga Ministria e Financave, Isak Shabani, përfaqësues nga MSH-ja, Hydajet Hyseni-Kaloshi përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Bertat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe Mazllum Baraliu përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ky propozim i MD-së ka kaluar në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim.

(Kosova Sot Online)