Flet pronari i autobusit nga Kosova që u përfshi nga flakët në Shqipëri

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 12:52
 Flet pronari i autobusit nga Kosova që u përfshi nga flakët në Shqipëri

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj ka dhënë detaje për autobusin që u përfshi nga flakët sot në Shqipëri.

Në një shkrim në Facebook, Kurtishaj thotë se autobusi i Sharr Travel ishte duke udhëtuar për në Dhërmi dhe Jalë.

Sipas të njejtit, në autobus nuk kishte asnjë pasagjer pos shoferëve.

“Në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve. Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta”, thotë ai.

“Autobusi kishte pësuar një defekt teknik në motorr, por i njëjti nuk është përfshirë nga zjarri, siç raportuan disa medie”, shton i njejti.

(Kosova Sot Online)