Evakuohen banorët e mbi 20 zonave në Greqi, ndërhyrje nga toka dhe ajri për t’i shuar flakët

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 12:54
 Evakuohen banorët e mbi 20 zonave në Greqi, ndërhyrje nga toka dhe ajri për t’i shuar flakët

Në Greqi vazhdon lufta me zjarret. Mediat helene shkruajnë se ndërhyrje nga toka dhe ajri po bëhet si në zonën e Gortynia-s dhe në zonat fqinje të Olimpias së Lashtë.

Shtatë helikopterë, shtatë aeroplanë zjarrfikës, 578 zjarrfikës me 181 automjete dhe dhjetra forca po punojnë për shuarjen e zjarrit në këto zona.

Ndërkohë banorët u evakuuan pasditen e djeshme. Zjarri në Gortynia ka shkaktuar dëme në shtëpi, arra dhe ferma, si dhe ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e 21 zonave. Ndërsa në Evia-n veriore zjarri është në kontroll, por nuk është shuar ende.

(Kosova Sot Online)