Përleshje mes policit dhe qytetarit në Ferizaj, momenti kur zyrtari ia nxjerr armën

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 14:16
 Përleshje mes policit dhe qytetarit në Ferizaj, momenti kur zyrtari ia nxjerr armën

Një incident mes një polici civil dhe një qytetari ka ndodhur më 3 gusht në një lokal në Ferizaj. Lidhur me rastin Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka pranuar informacione nga qytetari i cili pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtari policor.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Pamje nga ky incident ka dërguar një lexues i medias, sipas tij zyrtari policor është ulur në karrige duke ngrënë, ndërsa qytetari hyn në lokal dhe më pas afrohet te polici.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri të ky incident e as kush e nisi zënkën.

IPK ka njoftuar se hetuesit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

 

(Kosova Sot Online)