Lexoni edhe:
Qeveria para provimit të madh, në luftë frontale me strukturat kriminale të instaluara nga SHIK-u!
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Kundërshtimi që aktualisht po i bëhet nga kandidati për kryetar të Prishtinës, z.Uran Ismaili, tendencës së kryetarit të Komunës Prishtinës, Shpend Ahmetit, dhe qeverisë së tij komunale të dështuar e korruptuar për këto 8 vjet mandat, që ta ndalojnë̈ miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës, është me vend, pasi që ky plan së bashku me hartën Zonale nuk u miratua në mënyrë të rregullt brenda këtyre 8 viteve, por po tentohet të bëhet tash dhe të kontrabandohet, sikur që ishte vepruar me Planin Zhvillimor Urban më 24. 09 .13, nga ish-qeveria komunale e Prishtinës me në krye jugokomunistin Isa Mustafën dhe ish kryetarin e qeverisë komunale Sami Hamitin.
Kjo është edhe një përpjekje ilegale e Shpend Ahmetit dhe e strukturës së tij të inkriminuar në qeverisjen e Prishtinës, së bashku me shefin e krimit te organizuar Dardan Sejdiun, që ta bëjnë të ligjshme aferën e madhe në pastrimin e parasë së pistë në fushën e ndërtimeve përmes kalimit në fund të mandatit të planit zhvillimor komunal, gjë që nuk e kanë bërë me paramendim për 8 vite me radhë, në të dy mandatet e tyre të qeverisjes së kryeqytetit, në mënyrë që ta bëjnë të ligjshëm edhe Planin Zhvillimor Urban të kontrabanduar më 24.09 2013, në prag të zgjedhjeve komunale, plan ky që është kundërshtuar dhe nuk është njohur nga ana e Qeverisë së asaj kohe, nga Ministria e Ambientit dhe planifikimit Hapësinor e drejtuar nga Dardan Gashi, dhe nga ajo e Administratës Publike, atëherë e drejtuar nga Sllobodan Petroviq Kandidati i SLS-së.
Duke qenë se ky plan është̈ shumë i rëndësishëm, medoemos duhet të bëhen bashkë të gjithë asamblistët e përbërjes së tanishme komunale dhe ta ndalojnë̈ planin i cili përcakton tetë vitet e ardhshme të Prishtinës, sepse e ardhmja e qytetit nuk duhet të vendoset në muajin dhe ditët e fundit të mandatit qeverisës. Për aq më tepër siç shton edhe z. Ismajli, qeverisja e ardhshme e Prishtinës, cilado qoftë ajo, nuk mund të humbë edhe katër vite tjera duke u ankuar për planet që i kishte gjetur nga administrata e kaluar, pasi që Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit. Dokumenti në fjalë, përveç tjerash, parasheh edhe hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet, si dhe drejtimin dhe mënyreat se si do të organizohet infrastruktura e kryeqytetit, lagjet, pronat e qytetarëve dhe industria e ndërtimit, të gjitha këto fusha të cilat tash janë në zhvillim e sipër, në ndërtim pa plan, vetëm me marrëveshje mes grupeve mafioze të ndërtimit në Prishtinë dhe Qeverisë Komunale të Shpend Ahmetit.
Prandaj duke vepruar me urgjencë në fund të mandatit, Shpend Ahmeti po tenton ta arsyetojë me çdo mënyrë, ryshfetin që e ka marr nga kompanitë e ndërtimit për hapësirat e krijuara për ndërtim, duke rrënuar lagje të tëra në kryeqytet dhe dhënë leje paushall, për ndërtime të reja kolektive në pronat e kontraktuara me pronarët privat. Kështu që për çështje kaq serioze, do të duhej të ngritën dhe kundërshtojnë të gjithë kandidatët tjerë për kryetar të Prishtinës, pavarësisht dallimeve politike që i kanë, për të dëshmuar përkushtim dhe seriozitet në qeverisjen e ardhshme dhe denoncuar qeverisjen e dështuar kriminale të Shpend Ahmetit me vartësit e tij për plot 8 viteve që ai tanimë po i përfundon në krye të Prishtinës.
Flet pronari i autobusit nga Kosova që u përfshi nga flakët në Shqipëri Lexoni edhe:
Ndaj ky moment i ngritjes së këtij shqetësimi duhet shfrytëzuar edhe nga ana e Qeverisë, që të mos lejohet përsëritja e skenarit të kundërligjshëm kriminal i vitit 2013 nga Sami Hamiti dhe Isa Mustafa, por të reagohet me kohë dhe kundërshtohet ligjërisht edhe nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pasi që pikërisht këto dy ministri, janë të vet linjës që kanë të bëjnë me kontrollin dhe mbikëqyrjen e vendimeve te kryetarit e te Asamblesë komunale dhe te qeverisjes komunale në nivel vendi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".