I shpallur në kërkim në Abu Dhabi për grabitje me armë, kosovari arrestohet në Shqipëri

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 14:57
 I shpallur në kërkim në Abu Dhabi për grabitje me armë, kosovari arrestohet në Shqipëri

Një shtetas nga Kosova është në pranga në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi ka rezultuar se ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për grabitje me armë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi A. R,  51 vjeç, banues në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë “.    

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

(Kosova Sot Online)