Eskalon situata me Covid-19 në Kosovë: 888 raste të reja

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 14:46
Eskalon situata me Covid-19 në Kosovë: 888 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 888 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 6 mijë e 86 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit,  38 persona janë shëruar nga COVID-19.

Kujtojmë që së fundmi numri i rasteve të infektuara me koronavirus ka filluar të rritet.

(Kosova Sot Online)