16 mijë e 905 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 15:24
 16 mijë e 905 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

16 mijë e 905 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani, 521 mijë e 737 vaksina janë administruar në vend.

346 mijë e 746 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ndërsa, 174 mijë e 991 kanë marrë edhe dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend.

Andaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë.

(Kosova Sot Online)