AAK-ja zyrtarizon kandidaten për kryetare të Drenasit

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 15:32
 AAK-ja zyrtarizon kandidaten për kryetare të Drenasit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka zyrtarizuar kandidaturën e Arta Ahmeti-Xhylanit për kryetare të Drenasit.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kandidatja është me përvojë pune në institucione shtetërore dhe në ndërmarrësi.

“Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.

Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit.

Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.

Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit.

Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin.

Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune.

Suksese e Fitore!

RH

(Kosova Sot Online)