Lexoni edhe:
Rrahje masive në Fushë-Kosovë, policia shtrin përtokë të dyshuarit
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka folur për kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Gjakovës.
Kusari Lila tha se Gjakovës nuk mund t’ia kthejë shpinën.
“Jemi në proces të definimit të kandidaturave në nivelin lokal me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjakovës unë asnjëherë s’mund t’ia kthej shpinës, pa marrë parasysh sa larg jam, kur vije thirrja, i lë krejt”, është shprehur Kusari Lila.
Rrahje masive në Fushë-Kosovë, policia shtrin përtokë të dyshuaritLexoni edhe:
“Thirrja po më duket se po vjen”, ka thënë Kusari Lila.
Menjëherë Kusari Lila u pyet nga gazetarja “A bën që ta uroj kandidaturën?”
“Kur ta bëj publike, ndoshta ma uron. S’mundem me mohu një thirrje të tillë. Shumë shpejt mundemi me bo publike se Gjakova nuk mundet pa përkushtimin e njerëzve të vetë. Për me hy sfida ku ka telashe, jam gjithmonë e gatshme”, shtoi Kusari Lila.
(Kosova Sot Online)