Politikani milioner rus i partisë së Putinit pranon se vrau të riun: E ngatërrova me ari

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 09:05
 Politikani milioner rus i partisë së Putinit pranon se vrau të riun: E ngatërrova me ari

Një politikan milioner në lindjen e largët të Rusisë ka pranuar se ka vrarë një burrë, të cilin, sipas tij, e kishte ngatërruar me një ari të murrmë.

Igor Redkin, 55 vjeç, tha në një deklaratë për mediet ruse se kishte dëgjuar se ndodhet një ari në grumbullin e mbeturinave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.

Duke dashur që ta frikësonte ariun, ai shkrepi me armë, por më vonë dëgjoi se një banor ishte plagosur në atë zonë rreth kohës së njëjtë, tha ai.

Burri 30 vjeç, i cili u qëllua nga milioneri rus, vdiq më vonë në spital. Një rast kriminal u hap javën e kaluar, shkruan BBC.

Image

Igor Redkin

Redkin është bashkëpronar i disa bizneseve të mëdha në Kamchatka dhe është përshkruar si një ndër zyrtarët publikë më të pasur në Rusi.

Ai tha se është i përgatitur për ta pranuar dënimin që do t’ia caktojë gjykata. Pas incidentit, Redkin është tërhequr nga partia e presidentit Putin, “Rusia e Bashkuar”.

Sipas medieve ruse, politikani do t’i kalojë dy muaj në arrest shtëpiak gjatë kohës së zhvillimit të hetimeve.

(Kosova Sot Online)