Ju tregoj unë: Ja pse po dështon keq Kuvendi i Republikës!

Ju tregoj unë: Ja pse po dështon keq Kuvendi i Republikës!
Ju tregoj unë: Ja pse po dështon keq Kuvendi i Republikës!

Muhamet Kelmendi

  • 12 August 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

E kanë lënë anash çështjen e punës dhe të përgatitje së projektligjeve për Kuvend. Kudo nëpër pushtet po kryhet punë spastruese. Tamam sikurse të ishin armiq të shtetit dhe popullit. Këtu është shkaku i dështimit të punës së Kuvendit si pushtet legjislativ.

-Pushteti në Kosovë është i ndarë juridikisht. Pavarësia e tri pushteteve garantohet me Kushtetutë. Mirëpo ne kuadër të aktivitetit të organeve kemi një përzierje të pushteteve. Në fakt vartësia e legjislativit është totale nga ekzekutivi. Ky e dirigjon tërësisht pushtetin e Kuvendit. Në këtë anë kemi edhe dështime. Pushteti ekzekutiv po e harxhon kohën dhe punën e komisioneve dhe të Kuvendit me shkarkime dhe ngarkime të bordeve të ndryshme. Vetëm brenda dy muajve kemi shkarkime të mëdha në vend. E kjo punë kërkon kohë dhe bënë shpenzime të mundimshme. Komisionet po merren me shkarkim dhe me ngarkim të bordeve.

Vetëm disa borde, ai i Agjencisë së Privatizimit, Agjencisë së Arsimit dhe të vlefshmërisë, si dhe të RTK-së bënë harxhime të mëdha të kohës së komisioneve dhe të Kuvendit. U harxhuan disa muaj. Komisionet po merren vetëm me këtë punë. Ato nuk po shqyrtojnë projektligjet dhe nuk po i përgatitin ato për Kuvend. Edhe pushteti ekzekutiv, ministritë, janë kapur pas të ashtuquajturës "spastrim të pushteteve". Po këtu dalin edhe dështimet tjera në fusha të ndryshme të pushteteve. Natyrisht se duhet punë spastruese. Por askush nuk mund të largohet për përkatësi politike. Largimet nga puna duhet të bëhen për mos punë, për korrupsion dhe për kriminalitet. Largimet tjera janë jo legjitime dhe kështu vetëm thellohen konfliktet në vend. Ne kështu do të kemi vazhdimësi hakmarrëse. Kuvendi nuk do të kryej detyrat madhore. As çështja e dialogut me Serbinë nuk po kalon si duhet në Kuvend.

Aty ka vetëm mospajtime midis grupeve parlamentare dhe pozitës e opozitës. Nuk ka platformë. Edhe në fushën e ligjeve kemi dështime. Po kalojnë ligjet që i shërbejnë partisë në pushtet. Në raportet me jashtë është Kuvendi në pozitë amorfe pa asnjë punë konkrete. Ai nuk dinë të funksionoje si organ i pavarur dhe të ndërtohen raporte me kuvendet e shteteve të ndryshme në botë. Është shumë i ngurtë, Kryetari dhe vetë Kuvendi. Dhe në fakt nuk ka një platformë të përbashkët me pushtetin ekzekutiv . Kështu kemi një gjendje të rëndë dhe shumë jo produktive. Këtej priten edhe dështime tjera ne fusha të ndryshme të ndërtimit të Republikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".