E teproi me alkool natën e beqarisë, dhëndri nuk qëndronte dot në këmbë gjatë kurorëzimit

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 09:12
 E teproi me alkool natën e beqarisë, dhëndri nuk qëndronte dot në këmbë gjatë kurorëzimit

Një dhëndër rus ka festuar natën e beqarisë një natë para se ai të martohej me vajzën që dashuron, por jo çdo gjë shkoi sipas planit.

Ai u deh gjatë gjithë natës dhe pija nuk i kishte dalë aspak kur shkoi tek ceremonia e shumë pritur.

Në një video të publikuar në TikTok, shihet se dhëndri nuk qëndron dot në këmbë dhe një i afërmi i vet e mban të shtrënguar fort tek krahu që të mos humbasë ekuilibrin.

Edhe pse nuk kontrollonte dot trupin e tij nga pija, dhëndri ishte i vetëdijshëm dhe pranoi të kurorëzohej me vajzën që ai dëshironte.

@lordofelfs76

Свадьба пошла не по плану ?Как не надо проводить мальчишник ##свадьба ##бухойжених ##бухой ##пранк

♬ Ya v momente - Dzharakhov & Markul

(Kosova Sot Online)