Çifti “me fat”, shpëtohen pasi u ngatërruan për dhi

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 09:47
 Çifti “me fat”, shpëtohen pasi u ngatërruan për dhi

Një çift të rinjsh që kishin ngecur në një nga majat më të larta të Britanisë arritën të shpëtoheshin pasi u ngatërruan me dhi mali që blegërinin.

Një tjetër eksplorues që po kalonte kuptoi se nuk ishin dhi, por njerëz që kërkonin për ndihmë.

20-vjeçarët kishin ngecur në një shkëmb 30 metra të lartë dhe të pjerrët kështu që nisën të thërrisnin për ndihmë.

Përpjekjet e tyre tërhoqën vëmendjen e eksploruesit i cili në fillim mendoi se tingujt që dëgjonte ishin dhi që blegërinin.

Pasi ai i ktheu thirrjen, kuptoi se në të vërtetë ishin njerëz që po bënin përpjekje të dëshpëruara, kështu që nisi një operacion për shpëtimin e tyre nga autoritetet.

Operacioni i shpëtimit zgjati rreth 6 orë dhe në të morën pjesë 18 persona, pasi ishte e pamundur të shpëtoheshin me helikopter.

(Kosova Sot Online)